Raport mbi monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në sektorin publik | ЦУП
Сподели

Raport mbi monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në sektorin publik

Автор:

година: 2023

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) është një shoqëri multikulturore dhe multietnike. Ndarja e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor është një vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Kushtetuta, 1991), dhe thelbi i pushtetit të ndarë (power-sharing) rrjedh nga "Marrëveshja Kornizë e Ohrit" (MKO), e nënshkruar në vitin 2001, me qëllim zgjidhjen e pabarazive dhe sigurimin e të drejtave më të mëdha të pjesëmarrjes për komunitetet jo-shumicë. MKO përcakton një kornizë që merr parasysh përfaqësimin e barabartë dhe respektimin e parimit të mosdiskriminimit, veçanërisht në përbërjen e administratës publike, në shërbimet policore dhe në sferat e tjera të jetës publike dhe në financimin publik (MKO, 2001: 4.1 & 4.2). Rregullorja thekson se ligjet që rregullojnë punësimin në administratën publike duhet të përfshijnë masa për të siguruar përfaqësim të barabartë të komuniteteve në të gjitha organet publike qendrore dhe lokale, si dhe në të gjitha nivelet e punësimit brenda këtyre organeve, duke respektuar rregullat e meritës, kompetencës dhe integritetit, të cilat janë baza e administratës publike. Për më tepër, MKO tregon se duhet të ndërmerren veprimet e nevojshme për të korrigjuar çekuilibrat në përbërjen e administratës publike, veçanërisht me punësimin e personave nga komunitetet më pak të përfaqësuara (MKO, 2001). Dispozitat e MKO-së janë të përfshira në një sërë amendamente kushtetuese.

Преземи Погледни

Слични публикации

ул.Митрополит Теодосиј Гологанов бр.34а,
1000 Скопје, Северна Македонија

Тел: +389 2 6092 216
e-mail: info@cup.org.mk